Supë pule me karrotë dhe makarona fidhe nga zonja Albana

23 Tetor 2023, 11:56

Supë pule me karrotë dhe makarona fidhe

Përbërësit:

  • 1 pulë e vogël
  • 1 litër lëng mishi
  • 200 gr makarona fidhe
  • 1 karrotë
  • 2 djathë bebe
  • 1 limon
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Pasi e kemi zjerë pulën e ndajmë nga kockat dhe mishin e bëjmë në fije. Në lëngun e mishit të cilin e kullojmë vendosim makaronat fidhe, karrotën të grirë në rende, kripën dhe piperin dhe e leme të ziejë për 10 minuta. Në fund shtojmë tek supa mishin e pulës, djathin bebe, lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë imët.