Supë pule me oriz
Përbërësit:
- 500 gr mish pule
- 1.5 litër lëng mishi
- 2 vezë
- 50 gr oriz
- 1 karrotë
- 1 limon
- 1 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe kripë vendosim mishin e pulës. Pasi të ziejë shtojmë orizin e shpëlarë mirë dhe karrotën të grirë në rende. Miellin e tresim me ujë dhe pasi ka zjerë orizi e shtojmë në tenxhere bashkë me të verdhat e vezëve. E spërkasim me majdanoz, piper dhe pak gjalpë të tretur.