Supë pule me perime nga zonja Albana

25 Maj, 11:23 | Përditesimi: 25 Maj, 11:23

Supë pule me perime

Përbërësit:

  • 1 gjoks pule
  • 1 qepë e vogël
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 3 degë selino
  • 2 kunguj të vegjël
  • 1 grusht spinaq
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • ½ lugë çaji paprika
  • ½ lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 gjethe dafine
  • ½–1 kub supe pule (opsionale)
  • Xhenxhefil pluhur ose të freskët
  • Pak majdanoz
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet, pa marrë ngjyrë. Shtojmë gjoksin e pulës, karrotat, patatet dhe selinon. I përziejmë lehtë. Hedhim ujë sa të mbulojmë përbërësit, shtojmë dafinën, paprikën, hudhrën dhe xhenxhefilin. Kur të marrë valë, ulim zjarrin dhe e lëmë supën të ziejë 30–35 minuta. Nxjerrim mishin e pulës, e copëtojmë dhe e kthejmë sërish në tenxhere. Shtojmë kungujt, i lëmë të ziejnë për 5–7 minuta. Në fund shtojmë spinaqin dhe majdanozin. I përziejmë 1–2 minuta derisa të zbuten. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.

MC/Shqiptarja.com