Supë turke me thjerrëza të kuqe, shije dhe plot vlera nga zonja Albana

11 Shtator 2023, 12:15

Supë turke me thjerrëza të kuqe

Përbërësit:

  • 180 gr thjerrëza
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • 1 domate
  • 4 thelpinj hudhra
  • 1 lç sheqer
  • 1 lç kumin
  • 2 lç kripë
  • 2 lç spec i kuq i ëmbël
  • 3 lgj gjalpë
  • 1.5 litër ujë

Përgatitja:

Lëmë thjerrëzat në ujë gjatë natës dhe të nesërmen i kullojmë.

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim perimet e grira hollë. Shtojmë domaten e grirë, erëzat dhe thjerrëzat dhe i lëmë të ziejnë. Kur të jenë gati rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një tigan djegim pak gjalpë me piper të kuq dhe e shtojmë tek supa të cilën e servirim të ngrohtë shoqëruar me pak bukë të thekur.