Tavë me bukë ricikluese
Përbërësit:
- 1 bukë tosti / masive
- 300 gr gjalpë
- 150 gr proshutë
- 60 gr djathë
- 1 domate
- 4 vezë
- 250 ml qumësht
- 50 gr djathë i butë pice
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Në një tavë vendosim fetat e bukës, sipër çdo fete shtojmë gjalpë, proshutë dhe djathë. Domaten e presim në kubikë të vegjël dhe e marinojmë me kripë dhe rigon dhe e vendosim mbi shtresën me djathë. Vendosim sërish një shtresë me feta buke. Rrahim vezët me qumësht, kripë dhe piper të zi. E shtojmë masën në tavë që të lagen të gjitha fetat e bukës. Vendosim pak copëza gjalpi dhe e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 30 minuta.