Super shije / Kek me vanilje dhe kakao nga zonja Albana

27 Tetor 2023, 12:07

Kek me vanilje dhe kakao

Përbërësit:

  • 250 gr gjalpë ose margarinë
  • 270 gr sheqer
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 majë thike kripë
  • 5 vezë
  • 370 gr miell
  • 1 lugë e rrafshuar çaji sodë buke
  • 4 lugë qumësht
  • 1 lugë kakao
  • 1 lugë sheqer pluhur
  • Lajthi per servirje

Përgatitja:

Në një enë të vogël vlojmë qumështin me 1 lugë sheqer dhe kakao. E përziejmë mirë dhe e lemë mënjëanë. Rrahim gjalpin i zbutur ose të shkrirë me sheqer. Shtojmë vezët dhe i rrahim derisa të shkrihet sheqeri. Kësaj mase i shtojmë miellin me sodë buke dhe e përziejmë me lugë në një masë kompakte. Lyejmë një tavë me yndyrë dhe në të derdhim masën e përgatitur, nga e cila ndajmë një pjesë të vogël. Brumit të ndarë i shtojmë kakaon e përgatitur dhe e hedhim mbi brumin e verdhë. Me pirun bëjmë disa lara duke e futur në brumë dhe duke e përzier atë. E vendosim kekun në furrë të nxehtë në temperaturë 170 gradë C për 50-60 minuta. Pasi të piqet e përmbysim në një pjatancë servirjeje dhe pasi të ftohet e pudrosim me sheqer pluhur ose me çokollatë dhe lajthi.