‘Ta bëjmë KRYEMINISTËR”, qytetarët MBËSHTESIN Tahirin:’Të krijojë parti’

27 Qershor 2020, 10:19

Tema e ditës në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte vendimi për rigjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Diskutimet debatet ishin nga më të ndryshmet por të shumtë ishin ata që e mbështetën ish-zyrtarin. Një telefonues tha që Tahiri ka popullin me vete dhe duhet të bëhet kryeministër ndërsa një qytetar nga Vlora i sugjeroi të krijonte një parti të re.