Tagliatelle me kërpudha në krem
Përbërësit:
- 400 gr tagliatelle
- 50 gr kërpudha të thata porcini ose kërpudha të freskëta
- 1 thelpi hudhër
- 80 gr krem pana
- 1 qepë e vogël
- Gjalpë
- Kripë, trumzë
- Djathë parmixhano i grirë
Përgatitja:
Nëse kemi kërpudha të thata i vendosim në ujë të nxehtë për rreth 10 minuta, nëse do të përdorim kërpudha të freskëta i kalojmë në një tigan me pak gjalpë. Presin qepën imët dhe e skuqim në një tigan me një kubik gjalpë. Shtojmë gjithashtu një thelpi hudhër. Kullojmë kërpudhat dhe i vendosim në një blender së bashku me panën. E shtojmë kremin në tigan. Ndërkohë makaronat i kemi vendosur në ujë të vluar me kripë. I kullojmë më pas dhe i shtojmë në tigan, i përziejmë mirë dhe i servirim të ngrohta spërkatur me djathë të grirë parmixhano.