Tambël orizi në tavë
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 200 gr oriz
- 200 gr sheqer
- 4 vezë
- 1/2 lç kanellë
- Lëvoren e 1 limoni
- 1 lgj sheqer kaf
- 50 gr bajame/arra/lajthi
Përgatitja:
Ziejmë orizin me qumësht në temperaturë mesatare. Në një enë rrahim vezët me sheqerin, më pas shtojmë lëvoren e limonit dhe kanellën. Orizin e zier ia shtojmë vezëve dhe i përziejmë së bashku. Masën e përgatitur e shtrojmë në tepsi, e spërkasim me një lugë sheqer, me arra të grira ose bajame. E vendosim të piqet në furrë në 200°C rreth 30-40 minuta.