'Tampon për të hyrë në supermarket', zotëria rrëfen Gjermaninë: Vaksinat të bëhen me detyrim

27 Maj 2021, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2021-05-27 12:26:52

Për pandeminë u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zotëri ishte më shumë me idenë që vaksina të bëhet me detyrim në Shqipëri dhe këtë e analizoi me një shembull konkret kur tha: Në Frankfurt ata që nuk janë të vaksinuar duhet të bëjnë tampon para se të futen në supermarket dhe kjo kushton.