Tarator me kungull dhe patëllxhan, receta ideale e verës nga zonja Albana

18 Korrik, 11:57

Tarator me kungull dhe patëllxhan

Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 2 patëllaxhanë
  • 400 gr kos
  • 1 lç uthull molle
  • 1 tufë koper
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Skuqim në pak vaj kungujt dhe patëllxhanët që i kemi prerë në disqe. Në një tas vendosim kosin, kripën, uthullën e mollës dhe koperën e grirë imët. I përziejmë bashkë me kungujt e patëllxhanët dhe e lëmë në frigorifer për t'a servirur të ftohtë taratorin.