Tartë me fiq nga zonja Vjollca

2 Shtator, 10:46

Tartë me fiq

Përbërësit:

Baza

200 gr. miell 00

100 gr. sheqer

1 lugë gjelle lëkurë limoni

1/4  lugë kafe kripë

1 vezë

Mbushja

150 gr marmalatë kajsie

100 gr biskota amaretti ( të thërrmuara)

50 gr. arra ( të grira)

50 gr. lajthi ( të grira)

1 kg. fiq ( të feskët)

1 ½ lugë gjelle sheqer pluhur

Përgatitja:

Në tavolinën e punës vendosim miellin të situr. Hapim një gropë në mes dhe shtojmë sheqerin, lëkuën e limonit të grirë hollë, pak kripë, vezë, gjalp dhe fillojmë të punojmë me dorë fillimisht përbërësit që vendosim në qendër duke marrë pak nga pak miell deri sa të na formohet një brumë I lidhur. E mbështjellim me celefon dhe e vendosim në frigorifer për 40 minuta.Pasi të kalojnë 40 minuta punojmë brumin me pak mmiell dhe hapim një petë me trashësi 4-5 mm. Vendosim petën në një tepsi tarte 26 cmm rregullojmë anët duke I prerë me thikë. Shpojmë bazën me pirun në të gjithë sipërfaqen dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 175 gradë Celsius për 10-12 minuta. Në një tas vendosim marmalatën, amarettit e thërrmuara, arrat, lajthitë I përziejmë mirë dhe shtojmë mbushjen mbi bazën e pjekur e nivelojmë mirë në të gjithë sipërfaqen.  Presim fiqt në rrathë duke mbushur komplet sheqer pluhur dhe e vendpsim përsëri në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius për 10 minuta. E servirim pasi të ftohet.

D.M./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha