Tartë me kungull nga zonja Vjollca

2 Qershor 2020, 11:18

Tartë me kungull

Përbërësit:

Brumi për bazën:

250 gr miell

1 lugë kafe trumzë

pak kripë

1 lugë gjelle uthulltë bardhë vere

130 ml ujë ambienti

30 ml vaj ulliri

Mbushja e Tartës:

600 gr kungull të njomë

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e vogël

160 gr pancetë në kubikë

kripë dhe piper të zi

4 kokrra vezë

4 lugë gjelle parmixhan ( 40 gr)

150 gr djath i tymosur

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin, pak trumzë, kripë, uthull dhe ujë në temperaturë ambienti të gjithë këto përbërës I përziejmë me një lugë druri. Shtojmë vajin dhe vazhdojmë përzierjen me lugë druri kur brumi fillon të lidhet pak, fillojmë dhe e punojmë me duar deri sa të marrë formën e brumit të butë duke e spërkatur me pak miell gjatë punimit. E vendosim përësri brumin në tas e mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë brumin për 30-40 minuta

Mbushja:

Në një tigan vendosim 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë qepën e njomë imët, pancetën e kaurdisim për 2 minuta . Shtojmë kungujt të prerë në rrumbullake, kripë,piper të zi, I përziejmë për 8-10 minuta. Hapim brumin me rolon dhe e vendosim atë në një tepsi tartash me diametër 28 cm. Shtojmë mbushjen me kungull e rivelojmë atë mirë. Në një tas rrahim vezët e plota, shtojmë tek vezët kripë, piper të zi, parmixhanon e grirë dhe e shtojmë duke mbuluar kungujt ( mbushjen). Djathin e tymosur Scamorta ( Provola) e presim në kubikë e shpërndajmë mbi sipërfaqen mbi vezë dhe e vendosim tavën në furrë, e ngrohur më parë në temperaturë 200 gradë Celsius.