Tartë me perime nga zonja Vjollca

14 Prill 2020, 11:45

Tartë me perime

Përbërësit: 1 petë sfoljatë 1/2 qepë 1 karrotë 1 spec i kuq 150 gr bizele 2 kunguj 2 vezë 2 lugë gjelle parmixhan i grirë 1 filxhan çaji qumësht 100 gr djathë scamorza Kripë dhe piper i zi 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja: Presim perimet në kubikë të vegjël. Qepën e grijmë hollë. Ngrohim vajin në një tigan dhe kaurdisim qepën për 3 minuta. Shtojmë perimet dhe i përziejmë në tigan në temperaturë mesatare për 10 minuta. Shtojmë bizelet dhe i përziejmë së bashku për 5 minuta. Në një tepsi rrumbullake vendosim një letër pjekje, më pas rregullojmë petën sfoljatë, duke e shypur bazën me pirun. Shtojmë perimet dhe i nivelojmë ato. Në një tas rrahim dy vezë, qumështin, parmixhanin, kripë, piper dhe i përziejmë mirë bashkë me djathin e tymosur. I përziejmë mirë dhe i shtojmë sipër perimeve. Kthejmë anët dhe e vendosim tepsinë në furrë në tëmperaturë 180 gradë Celsius, për 30 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra, e lëmë tartën të ftohet, e presim dhe e shërbejmë.