Taulant Balla: Dy orë e nuk kaluam dot në rend dite, Berisha këtë e ka zanat! Nëse nuk lënë deputetët të flasin, këtë përgjigje do të marrin

9 Tetor, 12:47 | Përditesimi: 9 Tetor, 12:47

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas përfundimit të seancës plenare, ka fajësuar opozitën për krijimin e pamundësisë për të vijuar diskutimin për rendin e ditës në Kuvend.

Gjithashtu Balla u përgjigj dhe për akuzat lidhur me Arubën, ku opozitarët pretendojnë një takim të socialistëve me kartelet e drogës, duke thënë se Artur Shehu, një personazh i dyshuar për lidhje me krimin dhe rrjedhimisht dhe me takimin në Aruba, dikur ka ndihmuar Berishën të futej në qytetin e Vlorës.

Ndër të tjera, Balla tha se opozita do të marrë gjithmonë këtë përgjigje sa herë që nuk do të lejojnë zhvillimin normalisht të seancave plenare.

r.k./Shqiptarja.com