Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë nga zonja Albana

7 Qershor 2023, 12:05

Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë

Përbërësit:

  • 400 gr mish viçi
  • 1 qepë
  • 1 lgj gjalpë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 lgj salcë domate
  • 400 gr gjizë
  • 40 gr miell misri
  • Nenexhik
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Mishin e viçit e presim në copa të vogla dhe e ziejmë me pak kripë. Qepën e grirë imët e kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas shtojmë copëzat e mishit, salcën e domates, gjizën dhe erëzat. I lëmë të marrin pak valë dhe në fund shtojmë miellin e misrit. E lemë për 5 minuta dhe më pas e kalojmë gatimin në një tavë dheu të cilën e kemi nxehur më parë në furrë. E lëmë tavën e dheut në furrë aq minuta sa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë të artë dhe të ketë dalë yndyra sipër.