Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë nga zonja Albana

11 Dhjetor, 13:15

Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi
  • 300 gr gjizë
  • 2 qepë të mëdha
  • 2 domate / 200 gr salcë domate
  • 2-3 speca jeshilë
  • 2 thelpinj hudhre
  • 50 ml vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 gotë ujë / lëng mishi
  • Kripë, piper i zi
  • Pak rigon ose trumzë

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim copat e mishit derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë pak ujë dhe i lëmë të ziejnë për 15-20 minuta derisa të zbuten. Në të njëjtin tigan, shtojmë qepët dhe specat, i kaurdisim derisa qepët të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të artë. Shtojmë domatet e grira ose salcën e domates, hudhrat dhe rigonin. I përziejmë mirë dhe i lëmë të ziejnë për 5-7 minuta derisa salca të trashet pak. Në një enë, përziejmë gjizën me pak miell dhe një lugë gjelle gjalpë. Shtojmë mishin e zier dhe përzierjen e gjizës në tiganin me salcën e domates. E përziejmë mirë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Hedhim përzierjen në një tavë balte dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20-25 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një kore të artë.