Tavë e shpejtë me petë dhe kos me vezë nga zonja Albana

16 Shkurt, 11:01

Tavë e shpejtë me petë dhe kos me vezë

Përbërësit:

  • 2 gota kos
  • 3 vezë
  • 2 lgj vaj
  • Petë të pjekura
  • Kripë

Përgatitja:

Rrahim vezët me kosin, më pas shtojmë petët e pjekura të thërrmuara. I vendosim në një tavë, e spërkatim me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.