Tavë / Gjellë me patate, perime dhe qofte në furrë nga zonja Albana

26 Shtator 2023, 12:15

Tavë me qofte dhe perime

Përbërësit:

  • 3 patate
  • 3 karrota
  • 1 qepë
  • 1 fç bizele
  • 2 fç salcë domate
  • 1 lç piper i kuq i ëmbël
  • 1 lç turmerik
  • 1 lç shafran
  • 1 lç hudhër pluhur
  • Kripë, piper i zi

Për qoftet:

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 vezë
  • 1 lç kripë
  • 1 lk sodë buke
  • Galetë

Përgatitja:

Bashkojmë të gjithë produktet e qofteve, e lëmë pak brumin të pushojë dhe më pas krijojmë qofte të vogla. Patatet dhe karrotat i presim në kubikë dhe i vendosim të ziejnë. Vendosim në një tavë perimet me qepën e grirë, bizelet, salcën, erëzat dhe qoftet. E vendosim tavën në furrë me letër alumini në temperaturën 220 gradë për 45 minuta.