Tavë me kunguj, patate dhe vezë
Përbërësit:
- 1 qepë
- 4 kunguj
- 4 patate
- 3 domate mesatare
- 4 thelpinj hudhër
- 4 kokrra vezë
- Pak vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë patatet dhe kungujt të prerë në shiritë të trashë dhe i kaurdisim mirë me qepën. Shtojmë më pas domatet të prera në kubikë si dhe hudhrat e prera hollë. Ulim temperaturën e sobës dhe e lëmë gatimin të ziejë për 10 minuta në temperaturë mesatare të mbuluar me kapak. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Rrahim vezët dhe i shpërndajmë sipër mbi gatimin. Vendosim kapakun për 5 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë spërkatur me koper ose majdanoz të freskët.