Tavë me pistil
Përbërësit:
- 4 racione mish viçi / dashi
- 1 kg qepë
- 2 lgj salcë domate
- Spec i kuq
- Pistil
- Pak sheqer
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim mishin e viçit të prerë në copëza në një tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë qepën dhe vijojmë kaurdisjen. Hedhim pak kripë dhe piper të zi dhe e kaurdisim qepën shumë mirë. Më pas shtojmë pistilin dhe e lëmë të tretet, shtojmë specin e kuq, pelten e domates, kripë, piper dhe rigon. Ulim temperaturën e sobës dhe e lëmë të gatuhet ngadalë.