Tavë me patate, proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 150 gr proshutë
- 400 gr miks djathrash
- 300 ml pana
- 4 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë
- Arrë moskat
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim patatet në disqe dhe i shtrojmë në tavë të lyer me gjalpë. I spërkasim me kripë, piper dhe vendosim thelpinjtë e hudhrave. Shtojmë pana lugë-lugë mbi sipërfaqe, shtrojmë pjesën e proshutës dhe sipër sërish patate, pana, proshutë dhe djathë. Tavën mund t’a bëjmë me dy ose tre shtresa sipas dëshirës. Në fund shtojmë disa kubikë gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 220 gradë për 40 minuta.