Tavë me patate, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 1 qepë mesatare
- 3 karrota
- 1-2 lgj gjalpë
- 1 fk pure domate
- 3-4 vezë
- 3 lgj djathë kaçkavall
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pasi i kemi prerë patatet në formë rrumbullake i vendosim të ziejnë në ujë të vluar për pak minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën me pak gjalpë, më pas shtojmë karrotat e grira në rende si dhe salcën e domates. Shtojmë në fund patatet dhe i përziejmë së bashku. E kalojmë gatimin në një tavë të lyer me gjalpë. Rrahim vezët me kripë, piper të zi dhe djathë të grirë kaçkavall. E shtojmë në tavë, e spërkasim sipërfaqen me djathë dhe e vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 200 gradë për rreth 20- 25 minuta.