Tavë me patëllxhanë role
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë
- Vaj me erëza për marinimin e patëllxhanëve
Për kimën:
- 300 gr mish i grirë
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 qepë
- 1 kokë hudhër
- 1 tufë majdanoz
- 1 lgj salcë e koncentruar
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Për salcën:
- 200 ml salcë domate
- 1 lç piper i kuq
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim në feta patëllxhanët. I lyejmë me erëzat dhe vajin duke i lënë të marinohen. Ndërkohë përgatisim kimën duke kaurdisur qepën e grirë imët, mishin e grirë dhe specat e prera hollë. Shtojmë në fund majdanozin dhe erëzat dhe mbushim patëllxhanët. I bëjme role dhe i vendosim në tavë. Sipër shtojmë salcën e domates me erëzat dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.