Tavë me pulë, patate dhe kos nga zonja Vjollca

29 Qershor 2020, 10:04

Tavë me pulë, patate dhe kos

Përbërësi:

600 gr fileto pule ( 4 fileto mesatare)

3 kokrra vezë

1 qepë

3 patate

2 karrota

1 filxhan çaji kos ( 200 gr)

kripë dhe piper të zi

Rigon, trumzë

1 lugë gjelle mustard

pak vaj ulliri ( 2 lugë gjelle)

Përgatitja:

Lajmë filetot e pulës  dhe I presim ato në kubikë sa një kafshatë dhe e kaurdisim në tigan sat ë zverdhet. Qepën e presim shumë hollë, në kubikë të vegjël. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë të plota dhe shtojmë në to kosin dhe I përziejmë sëbashku duke shtuar në tas edhe mishin e pulës, shtojmë pak rigon dhe pak trumzë dhe lugë gjelle mustardë. Grijmë në rende nga ana e trashë e saj patatet dhe karrotat dhe I shtojmë në tas dhe qepë e grirë hollë ( nëse dëshironi mund të kaurdisim pak miellin) . I trazojmë të gjthë përbërësit mirë në tas dhe I shtojmë në një tepsi të lyer me pak vaj ulliri, e nivelojmë sipërfaqen dhe e evndosim mbi të në fund feta të holla me domate. Opsionale ne fund mund të përkasim me pak djath kackavall.