Tavë orizi me beshamel nga zonja Albana

16 Nëntor 2023, 11:58

Tavë orizi me beshamel

Përbërësit:

  • 400 gr oriz
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lk kripë
  • 1 lk koncentrat
  • 400 ml ujë të vluar

Për kremin:

  • 50 gr gjalpë
  • 50 gr miell
  • 1 litër qumësht
  • 3 vezë
  • 300 gr sallam FIX si Qëmoti
  • 100-150 gr djathë

Përgatitja:

Fillimisht vendosim orizin të ziejë në ujë të bollshëm. Pasi orizi ka zier, kullojmë ujin e tepërt dhe shtojmë vajin e ullirit, erëzat dhe sallamin (si qëmoti) të prerë në disqe. Në një tenxhere përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë. Pasi mielli merr pak ngjyrë shtojmë qumështin dhe arrën moskat. Vezët i rrahim dhe i shtojmë brenda në krem me pak djathë të grirë. I përziejmë të dy masat bashkë dhe e shtrojmë në tavë duke e niveluar me lugë. Bëjmë një spërkatje të sipërfaqes me djathë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.