Tavë orizi me mëlçi pule sipas traditës së jugut nga këngëtarja Paro Ziflaj

14 Nëntor, 13:04 | Përditesimi: 14 Nëntor, 13:04

Tavë orizi me mëlçi pule

Përbërësit:

  • 500 gr mëlçi pule
  • 1 filxhan oriz
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper, rigon
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Kaurdisim qepën mirë, më pas shtojmë mëlçitë e shpëlara dhe kulluara mirë dhe vijojmë me kaurdisjen. Hedhim orizin, erëzat dhe i lëmë të kaurdisen pak minuta, më pas shtojmë një gotë ujë të ngrohtë. E kalojmë gatimin në tavë në furrë në 180 gradë Celsius derisa të piqet mirë.

MC/Shqiptarja.com