Të arrish suksesin e dëshiruar nuk është e thjeshtë, hapat që duhet të ndiqni sipas Mireda Thanës

19 Maj 2020, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2020-05-19 18:19:49

Të zhvillohesh profesionalisht ndonjëherë bëhet mjaft e vështirë, prandaj kanë lindur edhe profesione si ‘ Life Coaching’ për të ndihmuar shumë persona dhe kompani të zbulojnë problemet e tyre, që i mbajnë të stresuar dhe joproduktiv. E tillë është edhe Mireda Thana, e cila në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ tregoi disa këshilla tepër të vlefshme duke shpjeguar më tepër për trajnimet që ajo realizon:

‘ Në momentin që një klient më drejtohet mua si një life coach ne realizojmë një pyetësorë së bashku ku ne evidentojmë se cilat janë vlerat kryesore. Cfarë janë vlerat? Vlerat janë karakteristikat që t’i dëshiron t’i kesh me patjetër pjesë të jetës tënde që të ndjehesh e përmbushur. Të kuptosh se kush janë gjërat më të rëndëishme për ty dhe i evidenton ato. Ky është një hap shumë i rëndësishëm sepse në momente te caktuara të jetës tonë ne shqetësohemi dhe e tejkalojmë këtë duke e penalizuar veten tonë për gjëra që nuk janë aq të rëndësishme për ne. Duke patur parasysh se cilat jsnë gjërat e rëndësishme për ne arrijmë të krijojmë dhe prioritetet, arrijmë të evidentojmë pikat e tij më të forta. Hapi tjetër është evidentimi i ndryshimit që dëshiron klienti të realizojë në jetën e vet. Ndonjëherë ky ndryshim konsiston në të arriturit më shumë që do të thotë më shumë sukses në punë më shumë pruduktivitet, rritja e të ardhurave personale dhe mund të kërkojë që ndryshimi të jetë më pak, më pak stress më pak konflikt. E rëndëisshme është që të evidentojmë cili është ndryshimi që ne duam të bëjmë. Hapi I tretë është të evidentojmë se cili është ndryshimi që ne duam të bëjmë. Pasi nëse vazhdon të sillesh në të njëjtën mënyrë që ti je sjell më përpara, atëherë dhe rezultati do të jetë I njëjti, që të kemi një ndryshim të rëndëishëm në jetën tonë, është e rëndëishmë që të ndryshojmë dhe veprimet tona të përditshme’ shprehet ajo.