Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë vere me patëllxhanë / Bollgur me perime / Biskota me sherbet.
Një ligj i ri është miratuar së fundmi në shtetin Suedez...Sipas gazetave lokale, tashmë gjyshërit do të paguhen për të mbajtur nipërit dhe mbesat dhe për këtë do të përfitojnë një shumë të caktuar financiare. Në ligj thuhet se gjyshërit suedezë kanë të drejtë të kërkojnë pagesë, pasi vendi i famshëm për politikën e tij të kujdesit ndaj fëmijëve u lejon prindërve të transferojnë të drejtën e lejes prindërore me pagesë te njerëzit përtej familjes së ngushtë të fëmijës. Gjyshërit e konsiderojnë këtë si një “ide të shkëlqyer”. Nuk është hera e parë që Suedia është pioniere e shërbimeve sociale. Hulumtimet kanë treguar se programet e lejes prindërore priren t’i bëjnë familjet më të shëndetshme pas lindjes së një fëmije dhe të përfitojnë si prindërit ashtu edhe fëmijët në planin afatgjatë, por si do ishte një ligj i tillë nëse do të zbatohej në Shqipëri? Sa dakord do të ishin prindërit dhe gjyshërit? Mbi këtë tematikë diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Nora Malaj, Rezart Cenaj dhe Irsa Ruçi.
‘Tr3bit’ në Durrës, një histori suksesi 15-vjeçar në fushën e shërbimit elektronik, shitjes së kompjuterave, celularëve dhe aksesorëve më të fundit. Kamera e “Rreze Dielli” tregoi pak nga puna dhe shërbimet që ‘Tr3bit’ ofron duke u ndalur në katalogun veror të çmimeve të përballueshme nga të gjithë. Pika e fortë e dyqanit vazhdon të jetë servisi i çdo pajisje elektronike, e po ashtu modelet më të fundit të laptopëve e celularëve apo aksesorëve të tjerë.