Të dielën ‘Primaret’, Berisha mesazh demokratëve: Ditë historike për Shqipërinë dhe PD-në

2 Dhjetor 2022, 17:06 | Përditesimi i fundit: 2022-12-02 17:09:11

E diela do të jetë dita e ‘Primareve’ te ‘Rithemelimi’ i Berishës ku do të përcaktohen kandidatët për 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 14 majit. Sali Berisha ka një mesazh për të gjithë demokratët, duke e konsideruar ditë historike për PD dhe Shqipërinë.