Të humburin e keni në burg /Shënja jete pas një viti për vlonjatin e zhdukur

21 Maj 2020, 19:46

 

Ardian Kuci, djali i Baki Kucit: ‘Në maj të vitit të kaluar shkova në gjërmani për të bërë takimin më një burg ku mora një adresë. Por nuk ndodhej aty babai. As në stacionin e policisë nuk më dhanë asnjë informacion. Babai më tha se nuk e di pse më sollën këtu. Në një burg në Friburg në vitin 2018. Një vit më pas gardistët më thanë që e transferuan në Hamburg në vitin 2019. Atje e takova për herë të fundit. Babai më tha që për punë ditësh do të dilte dhe më pas do të riatdhesohej. Pas këtij momenti, nuk mësuam dot asgjë’. Familja nuk mësoi kurrë për cfarë ishte dënuar i ati, më 22 vite burg në Gjermani. Ende jo një përgjigje zyrtare, por një dëshmi nga Gjermania, zbardh më shumë mbi misterin që mbart kjo histori dënimi. Mimoza Allhof në një lidhje telefonike nga Gjermania dëshmon se : ‘E para Gjermania nuk dënon për prishje azili apo shkelje të paligjshme kufiri. Unë shkova në polici dhe të dhënat merren në rrugë zyrtare. Në polici nuk mbarova dot punë. Mora burgun në telefon dhe e konfirmoj që Baki Kucaj ndodhet ende në burg, në Gjermani. Më lidhi më një person që dyshoj se ishte drejtoresha e burgut. Ajo nuk më tha se nuk ekziston, por më tha të kryeja procedurat për ta verifikuar. Iu luta një personi tjetër një shtetas gjerman, të më jepte të dhënat. Nuk është dënuar për shkejle të paligjshme të kufirit por për një tjetër gjë. Për të cilën ai e ka të ndaluar për të tjera informacione, pasi kërkohen veprime ligjore për të shkuar më tej’. Në bisedën e fundit në muajin nëntor, djali i tregon babait që do të nisej drejtë Britanisë, por kjo mjaftoi që babai nga të mos telefononte më deri në në maj të vitit 2019 ku djali niset sërisht drejtë Gjermanisë së bashku me nënën, por fatkeqësisht ai nuk ndodhesh më në të njëtin burg. Pas tre ditësh kërkime në komisariate dhe burgje, familjaërët marin një adresë ku tregonte se ate e kishn trasferuar në një burg në hamburg, aty ku është berë dhe takimi i fundit. Pasi janë larguar familjarët për në Shqipëri, kanë humbur sërisht kontaktet me të. Në 20 shkurt të këtij viti, djali niset sërisht në gjermani drejtë adresës së fundit të burgut por ai nuk ndodhej më aty.Edhe pse ka kërkuar informacione në rajonin policor, askush nuk jep asnjë shpjegim.