Të jetosh mes tokës dhe qiellit, historia e bukur e kapitenit shqiptar Alban Biçaku që piloton në Arabinë Saudite. Në skype nga Suedia për “Rreze Dielli” ai rrëfen jetën e një piloti dhe sakrificat e këtij profesioni…
Alban Biçaku, sot është 38 vjeç por liçensën e parë për Private Pilote e ka marrë që në moshën 17 vjeçare. Pasioni i tij ishte fluturimi në ajër, ndaj dhe diplomohet në degën e ‘Aeronautical Engineering’ në Suedi. Më pas vazhdon studimet në Oxford Aviation Academy për fluturime civile në avionët e udhëtimeve. Prej vitit 2014 ai vazhdon karrierën në FlyNas që gjendet në Kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyad ku mban pozicionin e kapitenit.
Si është jeta e një piloti që profesionin e ushtron në qiell, adrenalina që provon por dhe vështirësitë që ka ky profesion, momentet më të bukura por dhe më të vështirat na i rrëfen nëpërmjet historisë së tij personale Alban Biçaku.