Të qara pafund… Gresa nuk mban dot lotët e mallit nga letra e së motrës

24 Dhjetor 2022, 22:06

Një Krishtlindje të tejmbushur me emocione të papërshkrueshme dhe një super spektakël do të përmbajë kjo e shtunë në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin…
Me finesë dhe delikatesë prima balerina Adela Muçollari ndan momentet më sublime të jetës së saj.
Me lotët që nuk iu ndanë nga fillimi në fund, këngëtarja Gresa Gjocera hap zemrën në një rrëfim si asnjëherë më parë.
Muzika dhe spektakli nuk do të mungojnë as këtë mbrëmje, nën shoqërimim e një bande të mirëfilltë muzikore. 
Mos e humbisni këtë të shtunë, ora 21:00 në Report tv, në një puntatë rrëfimesh zemre e muzike të mirë.