Të shtëna me armë në Pukë! Kryebashkiaku: Janë sulmuar mbështetës PS! Në kërkim autori 26-vjeçar, djali i ish gjyqtarit dhe krahu i djathtë i kandidatit të dyshes Berisha-Meta

6 Maj 2023, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2023-05-06 14:44:41

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Pukë. Dyshohet se ngjarja ka sfond politik, pasi vetë kandidati i socialistëve dhe njëkohësisht kryetari në detyrë, ka akuzuar se janë qëlluar mbështetës të socialistëve.