Të shtëna me armë zjarri drejt autobusit në Kosovë, vritet shoferi, fatorino dhe dy nxënës, plagosen dy të tjerë! Dëshmia: Autori ishte i maskuar! Dalin emrat e viktimave! Reagon politika

26 Nëntor 2021, 22:12 | Përditesimi i fundit: 2021-11-26 23:12:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri nga persona të maskuar dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi, fatorino dhe dy nxënës, raportojnë mediat vendase. Sakaq, dy nxënës të tjerë janë plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje kome në spital.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pritet një deklaratë nga autoritetet. Report Tv mëson emrat e tre viktimave; shoferi Gani Gjokaj, dhe dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj.