Telefonata që ngjalli shpresë për vajzën e humbur,reagon policia në ‘Pa Gjurmë’

10 Mars 2021, 21:15

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Etleva Bicaku, 30-vjecarja nga Lushnja, rezulton e humbur për familjarët që prej datës 29 janar të këtij viti. E reja u largua nga shtëpia rreth orës 7 të mëngjesit, pa u vënë re nga askush. Ajo prej 6 vitesh vuante nga depresioni, ndërsa kohët e fundit kishte ndërprerë edhe mjekimet. Nëna e la të vogël, kur ajo ishte vetëm 13 vjece, dhe kjo është një nga arsyet që rëndoi gjendjen psikologjike të saj. Një vajzë e shkëlqyer në mësime, ajo përfundoi më keq, pas ndarjes nga bashkëshorti 6 vite më parë, një ndarje të cilën ajo nuk e përballoi dot. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ mbërritën mjaft informacione, të cilat treguan një vendndodhje të mundshme të së humburës. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00