Tërhiqet nga gara Alimehmeti, Belind Këlliçi kandidat i Berishës për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt

5 Dhjetor 2022, 21:14

Belind Këlliçi është zyrtarisht kundërshtari i Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Kjo pasi mjeku Ilir Alimehmeti me të cilin ishte në balotazh, u tërhoq nga gara ditën e sotme. Në fjalën e tij, tashmë kandidati fitues në primarët e Rithemelimit për bashkinë kryesore të vendit, falenderoi gjithë demokratët e vlerësoi procesin e primareve si një ogurt të mirë në politikën shqiptare.