Tespishte tradicionale që shkrihet në gojë nga zonja Albana

5 Prill, 12:42

Tespishte tradicionale

Përbërësit:

  • 500 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 100 ml qumësht
  • 1 lugë kafeje sodë
  • 3 vezë të freskëta
  • 500 gr miell
  • Bajame

Për sherbetin:

  • 500 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • Vanilje

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere të madhe në zjarr ku hedhim gjalpin dhe sheqerin. I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet. Më pas tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta. Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr. Vijojmë duke shtuar miellin, e përziejmë me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një nga një vezët duke mos ndërprerë përzierjen. E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte. E spërkasim me kokrriza sheqeri nga të gjitha anët. Vendosim brumin në një tavë të lyer me gjalpë duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës. E presim në rombe, vendosim bajame dhe e pjekim në furrë. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të trashet. Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas e sherbetosim.