Thellohet skandali me 89-vjeçaren e abuzuar nga nipi/Mbesa:I biri tentoi të fshihte ngjarjen

3 Shkurt 2021, 18:12

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Një ditë pas arrestimit të Saimir Meçanit 36 vjeç, i cili akuzohet se dhunoi fizikisht dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare, në fshatin Grabian të Divjakës, një tjetër dëshmi nga familjarët e të moshuarës mbërrin në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’. Mbesa Flora Kazanxhiu, që jeton në Itali thotë se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga motra Resmija dhe i biri Ismeti, pasi në dijeninë e saj gjyshja 89-vjeçare është dhunuar dhe përdhunuar më datë 11 janar, ndërsa denoncimi u bë shumë ditë më pas pas insistimit të mbesës. ’Ngjarja ka ndodhur më 11 janar. Unë njoftova cunin e Ismetit. Goca e Resmijes më mori në telefon, hajde vetëm shikoje si është bërë. Ngjarja është mbajtur e qetë. Më 11 janar më telefonoi vajza e Resmijes, dmth mbesa e 89-vjecares. Motra e vet i ka shkuar atje dhe i ka përshtyrë në fytyrë, duke i ulëritur vëllait të vet Ismetit. Mbesa e saj më njoftoi se ishte dhunuar nga nipi dhe djali. C'ne u shëru kaq shpejt halla ime. Sapo doli nga spitali, ajo vazhdon ende të mbledhë kanaçe rrugëve. Ndërsa hematomat në fytyrë nuk tregonin shenja dhune të ditëve të fundit. Prandaj kjo ngjarje ka ndodhur shumë ditë më parë, pasi halla ime ishte drejt shërimit’ Menjëherë sapo mësoi se cfarë kishte ndodhur me hallëm e saj Flora insistoi të bëhej denoncimi në polici, por vajza e hallës së saj Resmijes i kërkoi të mos tregonte. ’Goca e hallës sime Resmijes, Miranda më kërkoi të mos tregoja. Ishte Resmija, e motra që e mori më shtëpinë e saj hallën 89-vjecare. Motra dhe djali i saj e mbajtën të fshehur këtë histori, për të humbur gjurmët.Po atë ditë kur unë e mora vesh më datë 11 janar njoftova edhe djalin tjetër të hallës, Ilir Mecanin që jeton në Greqi. Madje kam edhe telefonatën që kam bërë me të në orën 11 të natës’, dëshmon mbesa e 89-vjecares. Flora Kazanxhiu, mbesa e 89-vjecares shokon edhe me shumë me këtë dëshmi kur tregon për bisedën që bëri paraditen e kësaj të mërkure me gruan e Ismetit Roza Mecanin. Nëna e 36-vjecarit të arrestuar I ka pohuar se djali I saj ka tentuar të abuzojë seksualisht edhe me motrën e tij. ’Roza Mecani më tha se djali i saj ka tentuar të abuzojë seksualisht edhe me motrën e tij. Madje se ajo e ka denoncuar, por me pas e ka tërhequr’. 36-vjeçari është arrestuar dhe rrezikon të dënohet deri në 12 vite burg. Ai ndodhet në polici, ndërkohë që janë konfirmuar edhe akuzat për përdhunim. Dhuna që 36-vjeçari ushtronte ndaj gjyshes së tij e konfirmojnë edhe fqinjët ku thonë se ai sillej keq vazhdimisht me të. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës më 31 janar në fshatin Grabian të Divjakës.