'Ti ishe e përdalë, nuk ishe nusja jonë’/Degjeneron përballja me ish-nusen dhe vjehrrin në Pa Gjurme

4 Prill 2021, 13:00

Ish-e trafikuara, 44-vjeçarja nga Elbasani tronditi me rrëfimin e saj, pak ditë më parë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV, ndërsa mori guximin të denonconte live dhunën dhe kërcënimet me jetë nga tutori i saj. Pasi bëri publike historinë e jetës, Blerta Lushnjari u përball këtë të shtunë live në studio me ish-bashkëjetuesin, ndaj të cilit ngriti një lumë akuzash për trafikimin në Francë. 44-vjecarja i kërkoi babait të djalin 15-vjeçar atësinë, pasi ai e mohoi që ditën kur i biri erdhi në jetë. Pas shumë debatesh live, në puntatën e kësaj të shtune, Skënder Mjekërzaku, pranoi kërkesën e ish-bashkëjetueses duke premtuar se do të kujdeset për Antonion, djali i cili ndodhet në një karrige me rrota. Ai mohoi akuzat e lëshuara nga 44-vjecarja se e ka detyruar të punonte si punonjëse seksi për një muaj në Lion.

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: Si mund ta kem dërguar atë në Francë. Me zonjën vetëm kam bashkëjetuar dhe e kam dashur pa interesa. Ajo kishte inat familjen time, pasi nuk e kanë dashur kurrë. Ishim nga dy botë të ndryshme. Sapo kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për drogë. Ajo ka jetën e saj. Nëse zonja deklaron publikisht që fëmija është i imi, unë do bëj dicka për të. Do t’ia jap atësinë deri në moshën 18-vjecare. Por duhet ta marr fëmijën këtu. Ma ka mohuar fëmijën për 15 vite.

Blerta Lushnjari: Beu (Skënderi) nuk është e vërtetë. Unë kam ardhur këtu për të drejtën e djalit dhe timen. Prej babait të djalit kam dashur vetëm një prokure, pasi më duhej për të kaluar djalin jashtë vendit, për ti mundësuar një fizioterapi më të mirë. Kam menduar më të mirën për të.

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: Unë nuk dua të të dëgjoj. Mos guxo të njollosësh emrin e familjes time.

Blerta Lushnjari:  Më ke lënë mes katër rrugëve me një fëmijë të sëmurë. Emrin ia vendosi motra jote.

Skënder Mjekërzaku, ish-bashkëjetuesi: E ke bërë ti sakat zonjë.  Këto që thua janë mashtrime. Kam qenë fëmijë për vetë. 

Blerta Lushnjari:  Nuk janë mashtrime, nuk janë mashtrime!! Kur erdha nga Franca më more me të mira dhe doje fëmijë me mua. Mos moho faktet.