Tirana kryeqytet i Europës për një ditë! Të gjithë liderët evropianë mblidhen në kryeqytetin shqiptar për samitin historik: BE e paplotë pa Ballkanin Perëndimor

6 Dhjetor 2022, 19:58

Kryeqyteti i Evropës politike ishte Tirana ditën e sotme! Liderë të 26 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, drejtues të institucioneve kryesore të Unionit, si dhe lider të shteteve të Ballkanit ishin sot në Tiranë, ku u mbajt samiti i BE-Ballkani Perëndimor, i pari në histori që mbahet jashtë kufijve të BE-së.