Tirana prezantohet me Napoleonin, Manastirliu: 30 ditë për një zgjedhje, për numrin 5 dhe PS! Spiropali: Fitorja e madhe do nisë nga ky qark

12 Prill 2025, 13:54 | Përditesimi: 12 Prill 2025, 13:54

‘Napoleoni’ e interpretuar nga Eranda Libohova, kënga tradicionale tiranase ‘prezantoi’ qarkun e Tiranës në mitingun hapës të PS. I pranishëm ishte edhe këngëtari Tiri Gjoci, i cili këndoi këngën e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”, ndërsa më pas iu bashkua Erandës duke kënduar të dy një tjetër këngë tiranase.  

Drejtueset politike të qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mbajtën fjalën e tyre. Manastiruliu tha se këto 30 ditë do të jenë vendimtare për të ‘vulosur’ hyrjen e Shqipërisë në BE. Tirana, tha ajo, është shëmbëlltyra e një trasnformimi të madh, që nuk do të ndalet me besimin ndaj PS më 11 Maj.

r.k./Shqiptarja.com