Tiranë/ Zhduket 13-vjecarja nga oborri i shkollës, shumë dëshmi mbërrijnë në “Pa Gjumë”

12 Dhjetor 2020, 00:00 | Përditesimi i fundit: 2020-12-12 08:04:14

Lisiana Koka është 13-vjecarja, e cila u denoncua e humbur live në emisionin ’Pa Gjurmë’. Me urgjencë nisëm kërkimet për të miturën ndërsa kërkuam ndihmën e publikut. E mitura u zhduk paraditen e kësaj të premte nga oborri i shkollës ’Misto Mame’, në Tiranë. Menjëherë pas publikimit të rastit mbërritëm mjaft informacione, të cilat treguan se 13-vjecare kishte lëvizur në zona të ndryshme të kryeqytetit. Lisiana u gjet pak minuta pasi përfundoi transmetimi live, ndërsa xhaxhai I saj bëri me dije se vajza ishte gjetur nga oficerët e policisë së komisariatit nr. 3. Fatmirësisht vajza u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet pranë familjes së saj.