Tortellini me krem djathi, proshutë të thatë dhe rrepa nga zonja Albana

27 Dhjetor 2023, 12:13

Tortellini me krem djathi, proshutë të thatë dhe rrepa

Përbërësit:

  • 500 gr tortellini
  • 200 gr krem djathi straciatella
  • 4-5 feta proshutë të thatë capocollo
  • 300 gr rrepa
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Vendosim rrepat në ujë të vluar me kripë dhe më pas i ftohim në ujë me akull. Ndërkohë përziejmë djathin straciatella duke e kthyer në krem. Presim imët proshutën e thatë dhe e skuqim në tigan derisa të bëhet krokante. Vendosim tortelinin të ziejë në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim dhe më pas i kaurdisim vetëm për 1 minutë me një lugë gjalpë. Shtojmë kremin e djathit, proshutën dhe rrepat dhe i servirim menjëherë të ngrohta.