Tortëz e shpejtë me mollë nga zonja Albana

15 Qershor, 11:10 | Përditesimi: 15 Qershor, 11:10

Tortëz e shpejtë me mollë

Përbërësit:

  • 1 mollë e kuqe e madhe
  • 400 gr petë sfoliatë
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë

Përgatitja:

Lajeni mirë mollën dhe priteni në feta shumë të holla, duke mos ia hequr lëkurën. Hapni petën sfoliatë dhe priteni në shirita rreth 5 cm të gjerë. Përzieni sheqerin me kanellën dhe spërkateni mbi shiritat e petës. Vendosni fetat e mollës përgjatë pjesës së sipërme të çdo shiriti, duke lënë lëkurën e kuqe pak jashtë. Palosni pjesën e poshtme të petës mbi bazën e mollëve. Rrotullojeni me kujdes për të formuar një trëndafil. Vendosini në forma për mafishe ose në tavë të lyer lehtë me gjalpë. Sipas dëshirës mund të krijoni dhe vetëm një tortëz të vetëm të madhe. Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi të ftohen pak spërkatini me sheqer pluhur dhe pak kanellë.

MC/Shqiptarja.com