‘Tragjedia e heshtur’ që po godet fëmijët e sotëm: mjete dixhitale e prindër që hutohen pas pajisjeve elektronike. Si do t’ia dalim?
“Ne duhet të bëjmë ndryshime në jetën e fëmijëve tanë para se një brez i tërë të trajtohet me ilaçe…Kështu e fillon artikullin një psikoterapiste kanadeze e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe mësues…Një tragjedi e heshtur po ndodh në shtëpitë tona dhe kjo ka të bëjë me “pasurinë” më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë. Ata janë në një gjendje emocionale shkatërruese!” shprehet ajo…Siç thuhet në artikullin e lexuar nga 10 milion njerëz, lidhur me rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët, statistikat jane alarmante, kanë arritur pothuajse nivele epidemike…Sipas studimeve 1 ndër 5 fëmijë ka probleme të shëndetit mendor, mes adoleshentëve është rritur ankthi dhe depresioni… Sot, fëmijët janë të privuar nga fëmijëria e shëndetshme. Ata kanë kufijtë emocional me prindërit, dietë të paekuilibruar dhe numër të pakët të orëve të gjumit, lojërat krijuese mungojnë, ndërveprimet sociale gjithashtu.
Por si mund të zgjidhet kjo situatë? Me këtë pyetje sfiduese flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Orjola Pampuri dhe avokaten Mirela Jorgo, të dyja prindër të fëmijëve adoleshentë.