Trahana me bukë e djathë / Sekreti i shijes perfekte nga zonja Albana

19 Korrik, 11:39

Trahana me bukë e djathë

Përbërësit:

  • 1 litër ujë
  • 5 lgj trahana
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 250 gr djathë i bardhë
  • Bukë e zezë
  • Piper të kuq djegës
  • Qepë të njoma (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Në fillim, në një tas të madh bëjmë bukën përshesh. Marrim tenxheren e thellë ku një natë më parë kemi hedhur 5 lugë trahana dhe një gotë ujë të ftohtë. Shtojmë mbi të ujin e vakët dhe e vendosim tenxheren në zjarr. E përziejmë pa ndaluar derisa të arrijë të marrë valë. E lëmë të vlojë përreth 5 minuta pa e trazuar. E rregullojmë për kripë dhe hedhim përsheshin. E përziejmë pak që e gjithë buka të mbytet me trahana dhe e mbulojmë me kapak. E lëmë të mbuluar për disa minuta në mënyrë që buka ta pijë gjithë trahananë. E shërbejmë në pjata të cekta të mëdha. Fillimisht mbi pjatë hidhet vaj ulliri dhe djathë i bardhë i thërrmuar, pastaj një shtresë trahana të cilës i hedhim përsëri vaj ulliri dhe djathë të bardhë të thërrmuar. Sipas dëshirës spërkatet me pak piper të kuq djegës dhe shoqërohet me qepë të njomë.