Trahana me bukë misri
Përbërësit:
- 4 lugë trahana
- 2 gota me ujë
- 2 lugë gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- 50 g djathë
- 1/2 bukë misri
- Kripë
Përgatitja:
Në tenxhere kaurdisim trahananë me gjalpin, shtojmë ujë dhe kripë edhe e ziejmë plotësisht. Shtojmë bukën e thërmuar, një pjesë të djathit edhe e vendosim në pjatë. Sipër i shtojmë vaj ulliri dhe thërrime djathi.




















