Trahana me cingaridhe nga zonja Albana

27 Shtator 2023, 11:37

Trahana me cingaridhe

Përbërësit:

  • 2 lgj trahana
  • 1 qepë
  • 200 gr mish me dhjamë
  • 100 gr kabanos special i thatë FIX
  • 1 lç spec i kuq
  • Kripë, piper
  • Pluhur hudhre
  • Bukë e zezë

Përgatitja:

Vendosim në tigan me 1 lugë vaj, mish me dhjamë të prerë në copa të vogla, kabanosin e thatë ne kubikë dhe e kaurdisim derisa të tretet dhjami, më pas shtojmë qepën duke vijuar kaurdisjen. Pasi qepa është bërë transparente e shuajmë me pak ujë dhe hudhër pluhur. Shtojmë trahananë në kaurdisje dhe më pas shtojmë ujë. Rregullojmë shijen dhe ndërkohë thërrmojmë bukën të cilën e shtojmë tek trahanaja.