Trahana me jeshillëqe nga zonja Albana

13 Shtator 2023, 11:35

Trahana me jeshillëqe

Përbërësit:

  • 5 lgj trahana
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 dorë hithra
  • 3 lgj gjizë ose djathë i thërrmuar
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim qepën e grirë me kripë në vaj ulliri, shtojmë karrotën dhe pak ujë. Në një tas hollojmë trahananë dhe e shtojmë në tenxhere. Në fund shtojmë hithrat e grira. E lëmë gatimin të marrë valë për pak minuta dhe më pas rregullojmë shijen duke shtuar gjizë dhe erëzat.